Nga Shqipëria / E Hënë 2 Prill 2018, 14:02

13-vjeçari tallej me shokët e varfër, e ëma i jep një mësim ekzemplar

Në ditën e sotme të gjithë jetojmë në një shoqëri e cila ka si primare lekët dhe të gjithë duke u ndikuar edhe nga mediat e ndryshme sociale i vendosin vetes prioritet jetën luksoze dhe të shumta janë rastet kur paragjykojnë të tjerët që nuk vishen me rroba firme ose nuk kanë makina luksoze.

Një rast të tillë kemi edhe sot, ku një djalë 13-vjeç ka marrë një mësim shumë të mirë nga nena e tij e cila e shqetësuar nga sjellja e tij tallëse, i ka dhënë një mesazh të madh.

Djali i saj filloi që të shajë dhe gjykojë shokët dhe shoqet e klasës që nuk visheshin me rroba marke dhe që blinin rroba në dyqane me kosto të ulët. Për të parandaluar që djali i saj të bëhesh një njëri sipërfaqësor dhe egoist, ajo vendosi që ti jap atij një mësim që do i shërbej për gjithë jetën.

Ndëshkimin shembullorë që ajo bëri ndaj djalit, e shpërndau në adresën e saj në Facebook duke e konsideruar atë si një strategji pedagogjike.

“Kohët e fundit, djali im 13-vjeçar veproi pak … me arrogancë. Ai sillet sikur të ishte shumë i mirë sepse blen në Wal-Mart, ose ai bën komente sarkastike për fëmijët e shkollës, që blejnë në Goodwill dhe shumë vende të tjera. Unë nuk do ta toleroj këtë. Sot, ai mori 20 dollarë nga kursimet e tij dhe shkoi në Goodwill për të blerë disa rroba që ai do të përdorë gjatë gjithë javës së shkollës. Çfarëdo që ai do të gjej atje do ta blej dhe do ta vesh. Ai nuk është i lumtur dhe ka derdhur disa lot, por unë besoj se pas 15 vitesh ai do të shikojë mbrapa dhe do të qeshë duke menduar përsëri në ditën kur nëna e tij e dërgoi për të blerë mallra të lira. Dua të mësoj fëmijët e mi se paratë nuk janë gjithçka dhe se nëse duan të denigrojnë njerëzit e tjerë vetëm për shkak të dyqanit ku bëjnë blerjet e tyre, atëherë ata gjithashtu do të duhet të blejnë aty. P.S. E dashuroj Godwill”.

Sigurisht, ky djalë nuk do ta harrojë kurrë mësimin që i dha nëna e tij. Ne shpresojmë se do t’i shërbejë dhe do të ndalojë gjykimin e të tjerëve vetëm për mënyrën se si vishen.