Silva Gunbardhi dhe reperi Dafi prej kohësh janë një nga çiftet më të suksesshëm në showbizzin shqiptar. Ata janë bërë të njohur fal bashkëpunimeve të ndryshme që kanë pasur së bashku si hiti i famshëm ‘Të ka lali shpirt’ , ‘I love you’ dhe ‘Marak’.

Gjithashtu përveç se të suksesshëm në punë, dyshja janë edhe prindër të një djali që erdhi në jetë përpara një viti.

Ditën e sotme Dafi ka ditëlindjen e tij dhe sigurisht nuk mund të mungonte edhe një urim special nga ana e këngëtares së njohur. Ajo ka shpërndarë një foto ku shihen shumë të lumtur së bashku dhe përkrah saj ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen”.

Më pas ajo ka shpërndarë edhe një foto u shihet surpriza e veçantë që ajo dhe djali i saj kanë përgatitur për babin.

'Babi Dafi edhe 100' shkruhet mbi tortën e dekoruar me 500-çe lejla, të cilat siç shihen nuk janë reale por të ngrënshme.



