Nga Shqipëria / E Hënë 2 Prill 2018, 13:01

Lufta mes Ermalit dhe Luanës nuk ka fund: moderatori e paralajmëron: Do kapemi prej flokësh

Ermal Mamaqi dhe Luana Vjollca dy na moderatorët më të komentuar në mediat shqiptare duket se kanë hapur një 'Luftë' virtual mes tyre që mesa duket nuk paska një fund. Në çdo postim që ata bëjnë nuk pushojnë së komentuari tek fotot e njëri-tjetrit.

Në një foto që ka publikuar aktori i humorit së fundmi ku shihet sipër një motori, Luana ka marrë hak duke i shkruar: “Po Ermal deri te treni të lutem”.

Më pas ai me të qeshur ja ka kthyer: “hahah na një ditë do të kapemi prej flokësh ne të dy”.

Por duket se komentet e tyre nuk kanë fund. Më pas ka qenë moderatorja e njohur ajo që ka postuar një foto ku sheh anash dhe shumë shpejt ka ardhur edhe komenti i Ermalit që i ka shkruar: "Me mua e ke?”

"Si e kuptove", ja ka kthyer Luana. Këto komente kanë shtrirë së qeshuri ndjekësit të cilët tashmë u mësuan që në çdo foto të Luanë do të ketë një batutë nga Ermali dhe e anasjellta.