Nga Shqipëria / E Hënë 2 Prill 2018, 12:12

Duket si budallik por Linda Morina pushton mediat serbe si provokatore

Arrestimi i Marko Gjuriqit në Kosovë ka qenë së fundmi një nga ngjarjet më të komentuara ku ka pasur reagime jo vetëm nga mediat kososvare, por edhe nga ato serbe, të cilat kanë bërë vazhdimisht propagandë.

Por së fundmi diçka që u ka tërhequr vëmendjen mediave serbe ka qenë një këngë që ka kënduar Lidna Morina me çifteli, ku i dedikon disa fjalë Gjuriqit dhe arrestimit të tij.

Siç është mësuar nga ‘mediashqiptare.com’ një nga gazetat e njohura serbe ka shkruar sot një artikull për Linda Morinën, duke e cilësuar këngën e saj si një provokim të mbushur me urrejtje.

“Provokim i ri vjen nga Kuzhina Shqiptare. Këngë skandaloze e mbushur me fyerje në drejtim të Gjuriqit dhe Serbisë, e luajtur me çifteli dhe në prapavi flamuri i Shqipërisë së Madhe” shkruan sot “Alo” i Serbisë.

Sipas portalit Alo.rs këto vargje janë provokime nga ana e Morinës , e cila në këngën e saj e quan Marko Gjuriqin një kriminel.