Ditën e djeshme një ngjarje sa qesharake edhe ironike ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një burrë dhe një grua të dashuruar kanë inskenuar një skenë përpara të gjithëve sikur ishin të dehur vetëm që bashkëshorti i gruas mos të zbulonte që ata kishin një lidhje të fshehtë.

Ngjarja ka ndodhur pranë Muzeut të Dëshmorëve në Durrës, ku dëshmitarët për ‘Durrëslajme’ kanë treguar se bëhet fjalë për dy persona të moshës 50-vjeçare, një burrë i cili është pronari i një lokali dhe një grua, të cilët kanë qenë duke pirë në një lokal kur bashkëshorti i kësaj të dytës ka ardhur papritur. Gruaja për të shpëtuar ka hyrë menjëherë në banjë, por më pas për të dal nga situate e keqe pasi burri po e kërkonte, çifti është shtirur sikur janë të dehur dhe madje u shtrinë edhe përpara rrugës.

Dëshmitarët që kanë qenë të pranishëm kanë thirrur ambulancën dhe policinë, të cilët tentuan ti jepnin ndihmën e parë, gjithashtu siç shihet nga pamjet e siguruara të gjithë janë munduar të ndihmojnë pa e ditur që në fakt ata nuk ishin të dehur.

Por sipas dëshmitarëve gjithçka u inskenua për të mbuluar lidhjen e fshehtë mes të dyve dhe për të shpëtuar nga furia e zemërimit të burrit, që do të kapte në flagrancë gruan e tij me një tjetër.

