Nga Shqipëria / E Hënë 2 Prill 2018, 11:11

E pabesueshme: Ariana Grande e dashuruar me një shqiptar, i deklaron publikisht dashurinë

Ariana Grande është një nga këngëtaret dhe aktoret më të dashura i të gjithë publikut anë e mbanë botës. Ajo ka arritur që me zërin e saj të bëj për vete shumë njerëz. Përveç se e suksesshme, këngëtarja e huaj është edhe një vajzë mjaft simpatike dhe për të gjithë ata që nuk e dinin, për pamjen e saj kujdeset make-up artisti me origjinë shqiptare Mario Dedanovic.

Në një postim që ka bërë së fundmi Mario, shfaqet këngëtarja e grimuar nga ai dhe nuk ka vonuar shumë që 24-vjeçarja ti shpreh atij dashurinë publikisht.

‘Të dua’,  i ka shkruar ajo nën foto duke treguar kështu se ai është grimjeri  saj i preferuar. Pas këtij komenti të gjithë fansat e këngëtares filluan të komentonin tek Mario, gjë që  tërhoqi vëmendjen e tij ,i cili e përgëzoi Arianën për fansa e saj./ Burimi:INTV.al