Nga Shqipëria / E Shtunë 31 Mars 2018, 18:06

Xheni i BB befason fansat, tregon punën e re dhe nuk është aspak ashtu siç e mendonim

Xheni Mhillaj e njohur ndryshe si Xheni i Big Brother Albania 9 ka qenë gjithmonë një nga ish banoret më të komentuara dhe jeta e saj përbën një interes për të gjithë publikun.

Ajo së fundmi e ftuar në një emision u shpreh se tashmë është vendosur përfundimisht në Shqipëri dhe se ka nisur një punë të re. Mirëpo duke parë fotot profesionale në instagram, të gjithë menduan se Xheni do të bëhej një modele duke qenë se e ka pas shprehur dhe si dëshirë, por ajo i habiti të gjithë ditën e sotme me postimin e saj.

Ish banorja ka publikuar në isntastory një foto ku na prezanton me punën e saj të re. Ajo shihej e ulur në një zyrë dhe përball kishte një kompjuter dhe disa letra.

‘Në punë’,  shkruan Xheni pranë fotos në të cilën dukësh shumë e lumtur.