Ai është një nga këngëtarët që me këngët e tij të shumta ka arritur që të bëj për vete publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Erik Lloshin që shumica prej nesh nuk e dinin që ai është në një lidhje duke qenë se e ka mbajtur jetën e tij private larg syrit të publikut.

Mirëpo ai prej kohësh është i dashuruar pas një vajze me të cilën mesa duket gjërat janë bërë serioze dhe sot i ka habitur të githë teksa ka postuar një foto që nënkupton se ai dhe e dashura janë fejuar.

Në foto shihet dora e vajzës në gishtin e të cilës ka një unazë dhe në përshkrim të saj ka vendosur disa fytyra me zemra. Të gjithë miqtë dhe ndjekësit kanë nisur ta urojnë duke treguar kështu se shumë shpejt ai do i jap fund beqarisë.





