Që nga moment që ata e bërën publike lidhjen e tyre çifti i njohur i showbizit shqiptar Klea Huta dhe Elgid Doda janë të pandashëm nga njëri-tjetri. Ata kanë treguar përherë se janë shumë të dashuruar me dhe madje shumë shpejt pritet që Klea të nxjerr dhe disa këngë të punuara nga i dashuri i saj.

Por mbrëmjen e djeshme dy të dashuruarit kanë treguar sesi i kalojnë mbrëmjet e tyre romantike. Ata kanë shpërndarë një video duet ku dëgjohen duke kënduar së bashku këngën e njohur të Nexhmije Pagarushës ‘E dehur’.
Ata e kanë kënduar këngën me plotë emocion dhe kanë treguar se muzika është një gjë që i bashkon edhe më shumë.



