Nga Shqipëria / E Shtunë 31 Mars 2018, 16:04

Kështu nuk e keni parë ndonjëherë, Elvana Gjata habit me pamjen e saj pa make-up

Që pas publikimit të albumit të saj 3EP këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka filluar të jetë shumë aktive në rrjetet sociale dhe ka postuar vazhdimisht foto nga aktivitetet e saj.

Ajo së fundmi ka treguar edhe lajmin se do të publikojë shumë shpejt këngën e saj të re të titulluar “Off Guard”, një bashkëpunim më një nga reperët më të njohur amerikanë Dolla Sign.

Mirëpo ditën e sotme ajo i ka habitur të gjithë pas postimit të fotos së fundit ku shfaqet tërësisht pa make-up në fytyrë. Pamja e saj është mbresëlënëse dhe në këtë mënyrë ajo ka dëshmuar se edhe pa grim mund të duket sërish shumë e bukur.