Nga Shqipëria / E Shtunë 31 Mars 2018, 16:04

Duke u puthur dhe përqafuar ne publik, Xhensila Pere kapet mat me të dashurin e ri

Xhensila Pere është padiskutim një nga ish banoret më të njohura të Big Brother. Edhe pse ka vite që aventura e saj në reality shown e njohur ka marrë fund, ajo vazhdon edhe sot të komentohet dhe të tërheq vëmendjen e mediave, sidomos pas deklaratave të fundit ku është shprehur se i pëlqejnë meshkujt më të vegjël në moshë dhe se do të merrte pjesë në një film porno.

Por mesa duket ajo tashmë nuk është më beqare pasi sipas fotove të siguruara nga 'Panorama Plus' ajo shihet duke u puthur dhe përqafuar me një mashkull.

Ata jane shumë afër njëri-tjetrit në moment intime, ku po ja kalojën shumë mirë. Megjithatë ende nuk dihet identiteti i djalit dhe Xhensila nuk ka reaguar mbi këto lajme.