Sinan Hoxha është padiskutim një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar, ai përpara disa vitesh i dha fund beqarisë dhe u martua me partneren e tij Andrra Destani me të cilën ka edhe një djalë të quajtur Ansi.

Ai ditën e djeshme ka qenë i ftuar në emisionin ‘Boom’ ku ka rrëfyer diçka më shumë për familjen e tij duke treguar kështu dhe për marrëdhënien dhe njohjen tepër të veçantë mes mamasë së tij dhe Andrrës.

Siç është rrëfyer edhe vet Sinani në fakt ajo ditë ka qenë një skandal i vërtet, pasi jo çdo gjë ishte ashtu siç pritej.

“Takimi i parë ka qenë skandal. Mamaja ime mezi e priste, ç’të të them!? Takimi i parë, sapo hyn kjo [Andrra] mamaja ime fillon të qajë dhe merr e i puth dorën. Mua komplet më ra tavani sipër kokës. Mamaja ime t’i puthte dorën Andrrës? E mora shumë keq, nuk e di. Edhe sot e kësaj dite mamaja ime bëhet palë me Andrrën, ‘Ej!’, – thotë. ‘Ka lënë Gjermaninë ka ardhur në Tiranë për ty,”-u shpreh Sinani.




