Nga Shqipëria / E Shtunë 31 Mars 2018, 14:02

Biznesmeni shqiptar që pranoi se është gay, tregon live eksperiencën e tij me një femër

Përpara disa kohësh biznesmeni i njohur shqiptar Elton Ilirjani rrëfeu live në emisionin ‘Opinion’ se është gay dhe që prej asaj kohe ai ka qenë vazhdimisht i ftuar në emisione të ndryshme televizive për të rrëfyer historinë e tij. Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë i ftuar në ‘Zonë e lirë’ ku ishte përball Xheni Karaj për të debatuar mbi temën e shumëpërfolur të propagandës së LGBT në gjimnazet e Shqipërisë.

Siç ka deklaruar dhe ai është kundër kësaj nisme dhe më pas ka vijuar të tregojë se në fakt ai dikur ka pasur një eksperiencë me një femër.

“Unë kam pasur një të dashur për 3 muaj, ajo ishte afrikane. Ajo m’u afrua dhe ngaqë unë vija nga provinca, mendoja që të ishe gay ishte gabim dhe më vriste ky mendim. Dhe kur kam shkuar me të, kishim 2-3 muaj bashkë. Të them të drejtën fizikisht më ka pëlqyer, por unë nuk isha emocionalisht i përfshirë dhe isha i drejtuar nga meshkujt. Ndaj ndikimet nuk janë pozitive, si ndaj personave hetero ashtu edhe ndaj atyre gay.”-u shpreh Ilirjani.