Nga Shqipëria / E Shtunë 31 Mars 2018, 13:01

Çfarë po ndodh vallë? E dashura e Mozzik në një studio me Justin Bieber

Ajo u bë e njohur fal pjesëmarrjes së saj në disa nga klipet e reperit të njohur Mozzik dhe më pas u përfol gjatë për lidhjen mes tyre pasi u aludua se ata janë kushërinj.

Mirëpo pavarësisht thashethemeve duket se Loredana dhe Mozzik janë të pandashëm dhe kudo janë së bashku, si në klipe dhe në jetën e përditshme.

Por ajo kërkon që tashmë që është e njohur ta cojë lojën në një tjetër nivel dhe këtë gjë ka treguar së fundmi me postimin e saj.

Loredana ka postuar në adresën e saj një foto ku shihet Justin Bieber në një studio regjistrimi. Nuk dihet nëse ajo ka qenë vërtet e pranishme në atë studio apo thjesht është një foto që e ka postuar kot.

Mbi foton e saj nuk ka asnjë mbishkrim dhe shumë media kanë filluar të aludojnë se diçka interesante po ndodh mes tyre, mbase ndonjë bashkëpunim me Mozzik.