Në fillim të viteve '90 shumë shtetas shqiptar vendosën që të largoheshin nga vendi i tyre dhe të vendoseshin në një vend tjetër që do u siguronte atyre një jetesë më të mirë. Tashmë Shqipëria numëron plotë 1.2 milion persona që jetojnë jashtë territorreve, një nga numrat më të mëdha në botë sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kjo gjë ka bërë që vendi jonë të jetë po aq mirëpritës për emigrantët të cilët zgjedhin të vinë në Shqipëri.

Sipas një raporti të publikuar së fundmi indeksi global i Gallup, në kuadër të indeksit të Lumturisë 2018, tregon se Shqipëria renditet në vendin e 21 në botë për mikpritjen e emigrantëve.

Vendi më mikpritës në botë është Islanda, i ndjekur nga Zelanda e Re, më pas janë Ruanda, Kanadaja, Sierra Leone, Mali, Australia. Në Europë, shteti më mikpritës është Suedia, e ndjekur nga Norvegjia, Luksemburgu, Holanda, Spanja, Zvicra.

Në krye të shteteve që nuk i duan emigrantët është Egjipti, i ndjekur nga Iraku, Bjellorusia, Greqia (që mban vendin e parë përsa i përket emigrantëve shqiptarë).

Ndryshe nga Shqipëria, pothuajse gjithë shtetet e rajonit janë në listën e shteteve që kanë një nivel mikpritjeje për emigrantët më të ulët sesa mesatarja globale. Në krye është Rumania, e ndjekur nga Bosnja, Bullgaria, Kroacia, Serbia, mali i Zi, Maqedonia./ Burimi:Monitor.al
