Ndonëse ai tani është një nga këngëtarët më të suksesshëm që me karrierën e tij të gjatë i ka siguruar vetes dhe familjes së tij një jetesë shumë të mirë, Sinan Hoxha ashtu si çdo shqiptar tjetër në momentin që janë hapur kufijtë edhe ai ka provuar fatin e tij dhe ka emigruar drejt Greqisë.

Këngëtari ka qenë ditën e djeshme i ftuar në emisionin ‘Boom’ ku si rrallëherë ka treguar për ato kohë të vështira kur u nisë maleve dhe me këmbë arriti në shtetin fqinjë për të pasur një jetë më të mirë.

“Kam ikur për në Greqi në vitet 90. Isha 14-15 vjeç dhe kemi kaluar mes maleve, në baltë e shi. Kur arritëm atje më pa një familje dhe më morën në shtëpi. Më thanë që do laja makina, por më shumë më morën se ju erdhi keq për mua”, -ka treguar ai.

Më pas ai ka treguar edhe një ndodhi tepër komike që i ka ndodhur pasi për herë të parë ai ka parë dhe është lar në një dush.
“Ajo ka qenë dita që kam parë dush. Në Shqipëri nuk dinim çfarë ishte, se laheshim me kanoçe. Nuk dija si të përdorja dhe u lava me ujë të ftohtë”, -ka thënë më tej Sinani.

Megjithatë pavarësisht vështirësive që kaloi Sinani arriti që të mblidhte mjaftueshëm para për të hapur në Tiranë biznesin e tij të parë, një furrë buke.



