Nga Shqipëria / E Shtunë 31 Mars 2018, 12:12

Kush tha që Muçi e kompleksoi Ildën? Moderatorja i kthen përgjigjen e papritur Çanit

Debati i famshëm mes Ilda Bejlerit dhe Mustafa Nanos mesa duket nuk do e ketë një fund. Pas një diskutimi të gjatë dhe shkëmbimit të akuzave ndaj njëri-tjetrit në debatin e tyre të bujshëm, së fundmi ndërhyri edhe gazetari i njohur Arian Çani i cili shpërndau një foto të moderatores ku shihesh me një bluze të mbyllur dhe krah saj shkroi: “ Më duket se ky Mucua i Nanove arriti të kompleksojë këtë Ildën e Bejlerëve”.

Mirëpo Ilda nuk e ka lënë me kaq këtë deklaratë dhe si për të treguar që atë nuk e ka kompleksuar asnjë e se madje vijon të mbaj veshje me dekolte të hapur, ajo ka shpërndarë sot një foto mjaft provokuese.

Në të shihet Ilda e veshur me një fustan të gjatë i cili është tepër i hapur tek pjesa e gjoksit dhe i tregon asaj format bombastike. Të jetë kjo një përgjigje për Çanin apo thjesht një rastësi?