Ditën e sotme këngëtarja e njohur Era Istrefi lançoji këngën e saj më të re të quajtur ‘Origami’, një këngë kjo që premton shumë dhe thuhet se do ketë suksesin e projektit tashmë të ndërkombëtarizuar ‘Bon Bon’.

Për këtë këngë ajo ka marrë mbështetjen e të gjithë kolegëve të saj, por njëri prej tyre na ka habitur të gjithëve pasi për herë të parë ai ka bërë një mbështetje publike për këngëtaren e njohur.

Ka qenë reperi Noizy ai që ka shpërndarë në adresën e tij këngën e re të Erës dhe i ka kërkuar gjithë ndjekësve që ta dëgjojnë.

Kujtojmë që tek kënga e tij ‘Bora’ ai e ka përmendur emrin e këngëtares duke u shprehur: ‘E bukur si Era’ duke treguar kështu se marrëdhëniet e tyre janë shumë të mira dhe pse jo ata mund të vinë edhe me ndonjë bashkëpunim të mundshëm.



