Nga Shqipëria / E Premte 30 Mars 2018, 19:07

Shpati doli kundra martesës së ish-partneres me të fejuarin çek, Afërdita ka dy fjalë për të

Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi kanë qenë dikur një nga çiftet më të diskutuara nga ana e mediave, por ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre që para 5 vitesh dhe që atëherë asnjëri preh tyre nuk ka dashur të flas mbi njëri-tjetrin, deri sa Shpati përpara disa ditësh reagoi për martesën shumëpritur të këngëtares me hokeistin çek Jakub Kindl.

Ai në një postim që kishte bërë Ermal Mamaqi ku ftonte ndjekësit të bënin pyetje për Xhesika Berberin kishte komentuar: “Ermal bëja këtë pyetje Xhesikës! Jam Shpat Kasapi! A do ishe lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë Afërdita Dreshaj dhe a mendon se kështu do e ruajmë origjinën shqiptare?", komentonte Shpat Kasapi.

Pas këtij komenti të gjithë ishin kurioz të dinin si ka reaguar modelja për këtë gjë duke qenë se ajo me siguri e ka lexuar, sepse ky koment bëri bujë në të gjitha portalet. Mirëpo disa ditë pas këtij komenti ajo ka postuar një foto në instastory ku i ka treguar të gjithëve gjënë më të rëndësishme.

Në foton e saj shihet partneri i saj dhe një filxhan me kafe, pranë fotos ka shkruar: ‘Gjithçka që dua’ duke i treguar të gjithëve se nuk i intereson për fjalët e të tjerëve.