Dasmat e personazheve të njohur janë gjithmonë më të komentuarat dhe shoqërohen përherë me shumë bujë, mirëpo interes më të madh kanë ndarjet e tyre të cilat ngrinë përherë kureshtjen e publikut, të cilët duan të mësojnë arsyet se përse përfundojnë.

Ditën e sotme do të mësojmë për dasmën më të shkurtër të një personazhi të njohur shqiptar. Siç ka mësuar edhe ‘Xing.al’ dasma e cila ka zgjatur vetëm 4 muaj ka qenë ajo mes këngëtarit të njohur Kastro Zizo dhe moderatores kosovare, Ereta.

Sipas informacioneve, ata janë martuar në fshehtësi të plotë në prill të vitit 2012-të dhe janë ndarë pas katër muajsh në korrik të 2012-ës.

Martesa e tyre përfundojë dy muaj pasi erdhi në jetë vajza e tyre Nia. Ata asaj kohe akuzonin shumë njëri-tjetrin nëpër intervista, por më pas i rregulluan marrëdhëniet për hir të vajzës së tyre.

Ndërsa martesa e dytë me e shkurtër, e cila ka zgjatur vetëm një vit ka qenë ajo mes këngëtares së njohur Tuna Sejdi dhe ish partnerit të saj Rilindi. Ata bënë një dasmë madhështore që bëri bujë në 2010-në dhe u ndanë po me kaq bujë në 2011-në./Burimi:Xing.al


