Nga Shqipëria / E Premte 30 Mars 2018, 18:06

Ermal Mamaqi publikon foton e parë me Amin dhe vajzën dhe është një dashuri

Ermal Mamaqi dhe moderatorja e njohur Amarda Toska janë një nga çiftet më simpatike të showbizit shqiptar dhe padyshim më të dashurit nga ana e publikut.

Ata përpara disa ditësh u bënë prindër të një vajze, e cila erdhi në jetë në fillim të muajt mars. Siç ka treguar dhe vetë aktori i njohur ajo ishte një bekim për familjen e tyre dhe u ka ndryshuar tërësisht jetën.

Çifti i njohur vendosën që vajzën e tyre ta pagëzonin me emrin e veçantë Sia, por me të ende nuk kishte nxjerr një foto dhe nuk e kishte prezantuar me ndjekësit e tij.

Por sot ai ka vendosur të ndaj një foto tepër të bukur ku shihet së bashku me dy vajzat më të rëndësishme të jetës. Moderatori shihet përkrahë Amit dhe vajzës së tij Sia dhe në përshkrim të fotos ka shkruar: ‘Me gocat’.

 

Me gocat...ð??ð??

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Ndonëse vajza nuk duket shumë, të gjithë mezi presin që  çifti së shpejti të zbulojë edhe fytyrën e saj. Ndërkohë siç dihet ata janë prindër dhe të një djali më të madh i cili quhet Joel.