Nga Shqipëria / E Premte 30 Mars 2018, 17:05

Dashuri me dëgjim të parë: Era Istrefi publikon këngën e re dhe është një super hit

Përpara dy vitesh ajo pati bumin e saj në karrierë fal këngës që u kthye në një hit ndërkombëtar ‘Bon Bon’ me të cilën Era Istrefi u bë e njohur në të gjithë botën dhe arriti të nënshkruaj një kontratë muzikore me Sonny Music. Mirëpo pas suksesit të asaj kënge, këngët  e radhës nuk kishin të njëjtën pritshmëri si ‘Bon Boni’.

Për këtë arsye kohët e fundit të gjithë po diskutonin se këngëtarja e njohur tashmë do të sillte një këngë që të jetë përafërsisht e ngjashme me këngën e famshme. Ajo përpara disa ditësh lajmëroi se shumë shpejt do të bëhet publikimi i këngës 'Origam' që është një bashkëpunim me Dj e njohur Maphorisa.

Sot më në fund ajo ka publikuar këngën e plotë dhe të themi të drejtën që me dëgjimin e parë duket që kjo këngë ka për u kthyer në hitin e kësaj vere.

Dëgjoni këngën: