Arbërie Hadërgjonaj është një nga këngëtaret që ka shumë vite në skenën muzikore shqiptare e cila me këngët e saj ka arritur të bëjë për vete publikun. Por ajo prej kohësh nuk ka publikuar ndonjë këngë të re dhe është zhvendosur drejt SHBA-së, ku dhe të gjithë janë kurioz se me çfarë merret këngëtarja atje.

Ajo bën një jetë shumë të mirë dhe të shumtë janë ata që e pyesin se ku i gjen lekët për ti siguruar vetes të mirat materiale.

Mirëpo Arbëria së fundmi ka dashur të sqarojë të gjithë njerëzit kritik që nuk e duan që mos t’ia qajnë hallin, pasi ajo sapo mbylli një kontratë me një çmim marramendës.

"Vetëm mbarë më shkon kur ma qani hallin. Për të gjithë ata që më urrejnë dua të them se jam duke mbyllur një kontratë 20 milion dollarëshe", shkruan Albërie duke u mbyllur kështu gojën të gjithëve.



