Ky vit është padiskutim viti i këngëtares së njohur Adelina Tahiri e cila në një periudhë shumë të shkurtër dha një sërë lajmesh të mira për jetën e saj. Ajo përpara disa muajsh u martua me milionerin maqedonas dhe vetëm pak javë me parë dha lajmin e mirë që do të bëhet nënë për herë të parë të një djali.

Këngëtarja që tashmë ka nisur bashkëjetesën me Serjoza Markov dhe shpesh herë ka shpërndarë pamje na shtëpia e saj super luksoze, e cila është e gjitha e dekoruar me ngjyrë ari. Madje ajo nuk ka ngurruar të tregojë që partneri i saj e trajton atë si një princeshë të vërtet, pasi dhuratat e shtrenjta nga ana e tij duket se nuk kanë fund.

Madje pak më herët këngëtarja ka postuar në instagramin e saj një foto ku shihet me dhuratën e radhës, që është një makinë super e shtrenjtë e markës Mercedes-Benz ngjyrë e bardhë.

Adelina ka pozuar shumë e lumtur pranë dhuratës së re që është e zbukuruar me një fjongo ngjyrë blu.



