Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku është padyshim një ndër personazhet që me postimet në adresën e tij në instagram arrin që të bëjë për të qeshur gjithë ndjekësit e tij. Së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes pasi ai dhe bashkëshortja e tij Xhensila Myrtezaj janë në pritje të një fëmije, që siç zbuloi dhe vetë këngëtarja do të jetë një vajzë.

Ai ka habitur pak më parë të gjithë ndjekësit e tij pas një postimi ku shihet pranë presidentit të Amerikës, Donald Trump. Të gjithë pasi e kanë parë kanë ngelur të habitur, pasi në pamje të parë kjo foto duket shumë reale por më pas e kupton se është thjesht një photoshop.

Pranë fotos që ka shkaktuar shumë të qeshura Besi ka shkruar: “ E di vlla e di” dhe nuk ka vonuar shumë që më pas të postojë dhe një foto të gjyshes së tij Ije me Trump, ku shihen të hapur prej dore.

‘Vrej çka po Vrej’ ka shkruar ai duke i shkrirë së qeshuri të gjithë ndjekësit me këto foto.



