Nga Shqipëria / E Premte 30 Mars 2018, 15:03

Pas famës që mori në ‘Zonë e lirë’, zhduket Sophia e Çanit

Ajo u bë shumë e njohur për publikun shqiptar që pas pjesëmarrjes së saj në emisionin ‘Zonë e lirë’ ku ishte Sophia e parë e këtij emisioni që qëndroi për shumë gjatë, por pas largimit të saj nga televizioni ajo vazhdoi të komentohesh shumë nga publiku dhe padyshim ishte e preferuara e tyre.

Por mesa duket Romina Alku nuk dëshiron të jetë më në qendër të vëmendjes dhe sipas ‘Gazetës Express’ është zhdukur nga të gjitha rrjetet sociale duke mos e ditur se çfarë bëhet me të tani.

Sipas informacioneve të vjetra ajo ishte fejuar me një djalë dhe siç ishte mësuar së bashku me të ishin larguar për në Gjermani. Madje vjet u përfol se ajo do të rikthehesh në televizion,  por një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë.