Nga Shqipëria / E Premte 30 Mars 2018, 14:02

Dashnor Diko i prekur dhe i emocionuar shpërthen në lot gjatë emisionit live

Ai ka qenë një nga këngëtaret më të njohur të viteve '90 ku me këngën e tij ‘Banania’ arriti që të kthehesh në një nga artistët më të mirë shqiptar, pasi kënga e tij ka arritur të mbijetojë dhe dëgjohet edhe ditët e sotme.

Ditën e sotme këngëtari Dashnor Diko ka qenë i ftuar në emisionin ‘Kush vjen për drekë’ ku krahas gatimit ka folur dhe për jetën e tij familjare ku ka rrëfyer se ka dy djem Bobin dhe Xhoni të cilët prej vitesh jetojnë larg Shqipërisë.

Në një moment ai ka marrë një surprizë nga ana e djali të tij Bobi, i cili në një videomesazh  i ka shprehur gjithë dashurin dhe admirimin  tij.

“Të dua shumë dhe më merr malli çdo ditë.”-është shprehur djali i Dikos në fund të videomesazhit ku tregoi se Dashnori ishte një baba për t’u marrë shembull.

Më pas kamera e emisionit është fokusuar tek këngëtari i cili ka shpërthyer në lot duke treguar më tej se fakti që djemtë janë larg e kanë bërë më emocionant.

“Kam qenë shumë i lidhur me Bobin!”-u shpreh ai me lot në sy.