Ata janë dy nga ish miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë në muzikë, por pas një sherri të bujshëm marrëdhënia e tyre profesionale mori fund. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Enca dhe Noizy që janë padyshim dy nga artistët më të dashur për publikun, të cilët një vit më parë u përfshinë në një sherr i cili përfundoi me përjashtimin e këngëtares nga labeli i njohur OTR.

Gjithçka nisi gjatë një interviste të dhënë nga ana e Encës, e cila deklaroi publikisht se ajo gjithë suksesin e ka arritur vetë dhe është një ‘SELFMADE’. Mirëpo kjo gjë nuk i pëlqeu aspak reperit të njohur i cili e akuzoi atë për mosmirënjohëse, duke u shprehur se fal tij ajo është e famshme sot.

Kështu bashkëpunimeve të tyre i erdhi fundi dhe Enca u largua përfundimisht nga grupi OTR.

Një vit pas kësaj ndodhie, Enca e cila së fundmi po përjeton suksesin e këngës më të re ‘Dua’ që brenda shumë pak ditësh u kthye në një hit, ka vendosur ti rikujtoj dhe një herë bashkëpunëtorëve të vjetër se ajo është këtu ku është fal punës së saj.

Në një foto të postuar në Instagram ajo ka shkruar ‘SALFMADE’ pra ‘E bërë vetë’ duke i rikujtuar të gjithëve se projektet e saj flasin vetë për suksesin e saj.



