Nga Shqipëria / E Premte 30 Mars 2018, 13:01

Për dasmën e Roza Latit, vëllai nga babai rrënqeth me fjalët

Ndoshta jo të gjithë e din që moderatorja e njohur Roza Lati nuk është vajzë e vetme, pasi ajo ka edhe një vëlla nga ana e babait të saj, që edhe pse nuk flet shumë për të duket se marrëdhënia e tyre është tepër e veçantë.

Së fundmi Roza ka shpërndarë në adresën e saj në instagram disa video ku shihet reagimi i baballarëve në momentin që shohin vajzat e tyre nuse. Mesa duket këto video e kanë emocionuar shumë moderatorin duke qenë se ajo e ka humbur babain e saj përpara disa vitesh.

Por ajo që e ka prekur më shumë ka qenë një mesazh që ajo ka marrë nga vëllai i saj Eri Lati, i cili i kujton asaj që edhe pse babi nuk është më aty ajo ka vëllanë.

 “Shpirti i vëllait mos u mërzit. Pavarësisht nga e kaluara, dije se duke hapur derën mbase s’do jetë babi, por do jem unë. Unë do të të përcjell tek ai që ti ke zgjedhur e s’ka bir nëne që del në vendin tim aty. Nuk je vetëm zemër, nuk ke qenë kurrë dhe nuk do jesh kurrë!”-i ka shkruar Eri Rozës, gjë që duket se e ka përlotur moderatoren e cila i ka dërguar atij ikonën e një fytyre me lot.

Por për ta c’dramatizuar pak situatën, Roza i ka treguar atij se s’ka ndërmend të martohet ndonjëherë.

“Kjo do të thotë shumë për mua... por unë s’do bëj dasmë. Harroje!”-i është përgjigjur Roza.