Ai është një nga aktorët më të dashur të humorit shqiptar, i cili është bërë i njohur për të gjithë fal pjesëmarrjes së tij në Apartamentin 2xl. Bëhet fjalë për Albano Bogdon, i cili së fundmi i ka habitur të gjithë ndjekësit e tij për shkak të një postimi që ka bërë në Instastory, ku ka dhënë një lajm aspak të mirë .

Në këtë njoftim Albano shprehet se tashmë nuk ka asgjë më për të dhënë dhe ka ndërmend ti përkushtohet letërsisë ose muzikës.

“Nuk kam më asgjë për të dhënë. Do e provoj fatin në letërsi ose muzikë.”-ka shkruar Albano në postimin që të lë të kuptohet se ai mund të ketë ndërmend të tërhiqet nga aktrimi.

Megjithatë ende nuk dihet në se ai i ka seriozisht këto fjalë dhe ka ndërmend ta lej përfundimisht aktrimin për t’ju përkushtuar letërsisë dhe muzikës.




