Nga Shqipëria / E Premte 30 Mars 2018, 12:12

Publikohen pamjet: Plas sherri masiv në koncertin e Dhurata Dorës

Së  fundmi në  një  nga koncertet e këngëtares së  njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka ndodhur një ngjarje e papritur ku disa shqiptar  kanë  nisur një  sherr që  ka përfshirë  disa persona në mes te lokalit.

Koncerti mbahej në një nga klubet e Gjermanisë dhe ndërkohë që këngëtarja ka qenë duke kënduar disa djem, për arsye që  ende nuk dihen, kanë  nisur të  zihen keq me njëri-tjetrin deri sa kanë  shpërthyer edhe grushta dhe shkelma mes tyre.

Siç është  bërë  e ditur edhe pse pamjet janë  publikuar vetëm sot, ky sherr ka ndodhur përpara disa ditësh. Në videon e publikuar shihet këngëtarja e njohur e cila ka vazhduar të këndojë  pavarësisht sherrit, por më  pas e ka pasur të pamundur dhe është  larguar nga skena.

Megjithatë gjithçka ka përfunduar pa të  lënduar, duke qenë  se djemtë e sigurimit kanë ndërhyrë menjëherë duke e mbyllur sherrin me aq./Burimi:Joq.al