Nga Shqipëria / E Enjte 29 Mars 2018, 18:06

Rrezikonte ekstradimin për në Serbi, por ja çfarë do të ndodh me Ballist Morinën

Ismail Morina ose i njohur ndryshe si Ballist Morina, u bë i njohur për të gjithë shqiptarët pas dronit që ngriti në Beograd në vitin 2014 në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, një ndeshje kjo që përfundojë në një sherr të madh mes dy skuadrave.

Që prej asaj kohe ai ka qenë i burgosur në Kroaci dhe vetëm sot është dhënë lajmi i mirë se ai i ka shpëtuar ekstradimit në Serbi, pas akuzave për nxitje urrejtje mes popujve.

Sipas 'Ballkanweb' ai është transferuar ditën e djeshme në një burg të Italisë, ku dhe pritet që të vazhdojë gjykimin e tij deri sa të fitojë lirinë.