Ajo është një nga vajzat më të bukura të ekranit shqiptar dhe jeta e saj private ka përbërë gjithmonë një interes për mediat dhe publikun. Sidomos lidhja e saj me reperin e famshëm kosovar Getoar Selimi dhe më pas martesa e tyre.

Bëhet fjalë për moderatoren bukuroshe Marina Vjollca e cila së fundmi është bërë sërish pjesë e lajmeve rozë, pasi po aludohet nga shumë media se moderatorja mund të jetë në pritje të ëmbël.

Këto dyshime kanë lindur pasi Marina prej kohësh nuk ka postuar një foto në instagram dhe të gjitha postimet e saj janë ‘throwback’.

Gjithashtu sipas ‘Opinion.al’ ajo në dy fotot e fundit që ka hedhur shihet me linja të rrumbullakosura, gjë që ka ngritur menjëherë dyshimet për një shtatzëni të mundshme.

Portali në fjalë madje ka kontaktuar dhe me disa miq të Marinës, të cilët janë shprehur se nuk janë në dijeni të një lajmi të tillë.

Ndërkohë vetë Marina dhe Getoari nuk kanë reaguar mbi këto lajme.



