Nga Shqipëria / E Enjte 29 Mars 2018, 17:05

Foto me barkun e rrumbullakosur, ja si duket Adelina Tahiri në muajt e 5 të shtatzënisë

Adelina Tahiri vetëm para disa kohësh pranoi publikisht se është në pritje të një djali me bashkëshortin e saj maqedonas, me të cilin u martua përpara disa muajsh.

Që nga ajo kohë ajo u kthye në një personazh që tërheq gjithnjë vëmendjen e medias, e sidomos me jetën e saj luksoze. Këngëtarja deri më sot nuk ka treguar asnjë foto që të tregonte barkun e saj dhe përherë është munduar që ta fsheh atë.

Mirëpo si rrallëherë sot ajo ka postuar një foto ku shihet para pasqyrës dhe ku vihet re barku që tashmë i është rritur shumë.

Përmbi foto ajo ka shkruar '5 muaj' duke treguar kështu që mezi pret që ta ketë vogëlushin e saj në krahë.