Rashel Kolaneci ka qenë orët e fundit shumë e përfolur në mediat online pas një videoje ku ajo gjatë xhirimit të emisionit ‘Xing me Ermalin’ ishte duke kërcyer me një balerin. Ajo që tërhoqi vëmendjen në këtë video ishte veshja ekstravagante e modeles, ku shumë portale shkruan se ajo ishte e veshur me një body transparent ku shiheshin qartë tangat e saj.

Mirëpo kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Rashelit, e cila e revoltuar shpërtheu kundër mediave duke treguar se në fakt veshja e saj ishte me copë ‘nude’ poshtë dhe nuk ishte e zhveshur.

“Veshja ime “body” nuk është aspak transparente. “Body” përbëhet nga dy copa. Pjesa e sipërme e saj është tyl transparent. Ndërsa, copa poshtë saj është ngjyrë nude dhe për të gjithë kuriozët është material aq i fortë dhe i trashë i zhakat e dikurshme që mbanin gjyshet tona në shtëpi. Gazetarët e portaleve jo gjithmonë janë syplasur, por kanë hallin e klikimeve. Nuk e përjashtoj mundësinë që disa mund të jenë edhe trupeshk. Nuk ka asgjë transparente në veshjen time,”-ka shkruar Kolaneci në një postim.

Por pas kësaj ajo nuk u ndal dhe provokoi sërish me një foto të postuar në ‘instastory’ ku e kthyer me shpinë tregonte të pasmet bombastike.

Mbi foton provokuese dhe tepër seksi ajo ka shkruar: “Beyonce shqiptare”, duke e krahasuar veten me Divën e muzikës amerikane.



