Moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka publikuar së fundmi disa foto dhe video nga xhirimet e rubrikës ‘Kush vjen për drekë’ ku të ftuarit e kësaj jave janë aktorët e humorit Bes Kallaku, Erion Isai dhe moderatorja Arjola Shehu.
Një ndër videot më gazmore që ai ka shpërndarë ka qenë moment kur Besi i cili ka qenë duke shërbyer drekën, ka bërtitur me zë të lartë dhe ka trembur keq fare moderatoren Arjola Shehu, por edhe teknikun e audios, i cili në atë moment ishte me kufje në vesh.

“Ja çfarë i ndodh operatorit të zërit gjatë xhirimeve kur ngre zërin,”-përfundon Arditi. Pas këtij momenti të gjithë kanë shpërthyer në të qeshura.


