Nga Shqipëria / E Enjte 29 Mars 2018, 15:03

Na doli zemra vendit: Kim Kardashian i vë emra shqiptarë produkteve të saj kozmetike

Kim Kardashian dhe grimieri tashmë i njohur në të gjithë botën Mario Dedivanovic së fundmi kanë festuar edhe 10 vjetorin e bashkëpunimit të tyre.

Ata kanë lajmëruar që së bashku do të sjellin në treg një linjë të përbashkët kozmetike, e cila do të përmbledh gjithë trendet e tyre më të mira ndër vite.

Së fundmi ka qenë Mario ai që ka shpërndarë një foto të disa prej make-up-eve, në të cilat mesa duket ka bërë një surprizë për të gjithë shqiptarët.

Ai ka shpërndarë një kuti me hije sysh dhe secilës prej tyre u ka vendosur nga një emër domethënës. Njërën prej tyre madje e ka quajtur ‘Albanian’ , një emër ky që ka surprizuar të gjithë ndjekësit e tij shqiptar të cilët e kanë përgëzuar për këtë gjë.

”A po ju pëlqejnë emrat e hijeve të syve? Secili ka një kuptim të veçantë për ne”, ka shkruar grimieri shqiptar në foton e postuar në Insagram.