Fero është kthyer së fundmi në një nga personazhet më të komentuar nga ana e mediave dhe kjo pasi sherrit të bujshme që pushtoi mediat pak ditë më parë.

Ai që në fillim të karrierës së tij arriti të tërheq vëmendje me këngët e ndryshme në të cilat gjithmonë do të tregojë dhe të paraqitet si një djalë gangster.

Kënga e tij ‘Gang Gang’ ishte edhe ajo që e bëri Feron më të njohur për publikun shqiptar, që brenda pak javësh u kthye në një super hit që dëgjohet gjithandej.

Mirëpo si rrallëherë Fero i ka habitur ndjekësit pasi ka postuar një foto shumë të vjetër të tijën.
“Fero i vogël”,ka shkruar reperi në një foto të postuar pak moment më parë, ku shihet shumë i vogël në moshë.



