Ata ishin padyshim një nga çiftet më të përfolur të ‘Big Brother Albania’, lidhja e tyre u diskutua gjatë por siç dihet pas mbarimit të lojës, Domenika dhe Sedi i dhanë fund lidhjes së tyre dhe secili vazhdojë jetën e tij duke mos e kthyer më kokën pas.

Siç dihet Seldi tashmë është një ndër këngëtarët më të njohur në Shqipëri dhe këngët e tij kthehen menjëherë në hite dhe së fundmi ai ka marrë vëmendjen e mediave pasi shpalli zyrtarisht fejesën me këngëtaren e njohur Mimoza Shkodra.

Por ndryshe nga Seldi i cili famën e fituar nga reality show e përdori për karrierën e tij, Domenika zgjodhi që të jetojë një jetë private dhe u largua nga vëmendja e mediave.

Sipas informacioneve të ndryshme dihet se ish banorja tashmë është nënë e një djali, të cilin e ka quajtur John dhe së bashku me familjen e saj ajo është zhvendosur për në Romë ku dhe prej disa vitesh jetojnë.



