Robert Berisha edhe pse është një nga muzikantët më të njohur në Kosovë, vitet e fundit fal këngëve të ndryshme që ka publikuar ka arritur të krijojë një numër të madh fansash të cilët e mbështesin pakusht.

Siç dihet ai është i martuar me këngëtaren e njohur Nora Istrefi me të cilën kanë edhe një vajzë. Nora ishte së fundmi e ftuar në një emision ku deklarata e saj se do të ndahesh me Robertin nëse do e tradhëtonte bëri xhiron në të gjitha portalet.

Mirëpo shumë pak orë pas deklaratës së saj, Roberti ka vendosur që në adresën e tij të publikojë një letër dashurie nga një prej fanseve të tij.

‘’Më mjafton vetëm një lule nga ai që ta kem kujtim’’, janë fjalët e hedhura në letër të cilën Roberti e ka publikuar në Instastory.

Nuk dihet se si do të jetë reagimi i këngëtares së njohur pasi të shoh këto fjalë zemre për bashkëshortin e saj./Burimi:Lajme.net



