Nga Shqipëria / E Enjte 29 Mars 2018, 13:01

Pas Muç Nanos edhe Çani i kundërvihet Ilda Bejlerit, gazetari habit me postimin e tij

Debati i famshëm mes Ilda Bejlerit dhe Mustafa Nanos ishte padyshim një nga temat më të diskutuara nga ana e mediave kohët e fundit. Por aty ku të gjithë menduam se gjithçka u mbyll pas deklaratës zyrtare të Digitalb, gazetari i njohur Arian Çani e ka rikthyer sërish në vëmendje dhe këtë herë duke ju kthyer edhe ai kundra Ildës.

Ai ka postuar së fundmi në adresën e tij në Instagram një foto ku shihet Ilda e veshur me një bluze më të mbyllur se zakonisht, ku nuk ekspozon dekoltenë e saj.

Në këtë foto Çani ka bërë dhe një pyetje për të gjithë ndjekësit e tij.

“Më duket se ky Muçua i Nanove arriti ta kompleksojë këtë Ildën e Bejlerëve!!! Ti si mendon?” – ka shkruar Çani në postimin e tij, duke dashur me gjasa të rihapë debatin e shumëpërfolur.