Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë një nga çiftet më simpatik të showbizzit shqiptar. Ata përpara disa vitesh i dhanë fund beqarisë dhe u martuan në një dasmë madhështore.

Përveç marrëdhënies së tyre disa vjeçare ata kanë edhe një marrëdhënie profesionale pasi në çdo koncert pothuajse janë së bashku.

Së fundmi këngëtarja e njohur ka qenë e ftuar në emisionin ‘Nd’rrimin e Natës’, ku në lojën ‘Haje ose Thuaje’ ajo ka zbuluar një arsye shumë të fortë që do ta bënte të ndahesh nga bashkëshorti i saj.

Sipas saj vetëm në qoftë se Roberti do e tradhëtonte atë me një tjetër do të divorcohësh përfundimisht nga ai.



