Oriola Marashi ditët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pas fotos provokuese me bikini që postoi në adresën e saj. Ajo shfaqësh si gjithmonë shumë seksi në atë foto që u pëlqye nga shumë ndjekës dhe mori vëmendje ndërkombëtare duke qenë se vëllai dhe kushëriri i këngëtares së njohur Rihanna i dhanë like.

Mirëpo mesa duket Oriola u pendua për këtë foto dhe e fshiu atë, pasi ajo nuk ndodhet më në profilin e saj. Ky veprim i anëtares më të re të OTR u dukë i dyshimtë nga ana e ndjekësve të cilët ishin kurioz të mësonin arsyen se përse e fshiu.

Në përshkrim të fotos modelja kishte shkruar disa vargje nga kënga e reperit Noizy, i cili si rrallëherë nuk e kishte pëlqyer këtë foto të modeles së njohur./ Burimi:Intv.al




