Nga Shqipëria / E Enjte 29 Mars 2018, 12:12

Tuna ti je? Me këtë ndryshim drastik në pamje këngëtarja nuk njihet më

Këngëtarja Tuna Sejdi prej kohësh është larguar nga muzika për tu përkushtuar rritjes së djalit të saj Tian. Ajo edhe pse ka shumë kohë që nuk ka nxjerr një projekt të ri muzikor është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shumë herë shpërndan momente nga jeta e saj private.

Por  edhe pse të gjithë jemi mësuar të shikojmë Tunën bionde, këtë herë këngëtarja i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj me fotot e fundit.

Ajo ka postuar disa foto ku shihet në një festë dhe ka bërë një ndryshim shumë të guximshëm në pamjen e saj. Tuna nuk është më bionde por brune. Këngëtarja duket shumë ndryshe me këtë ngjyrë flokësh që është pritur shumë mirë nga fansat e saj.

Megjithatë ende nuk dihet nëse ajo vërtet i ka  lyer apo është thjesht një peruke.