Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Mars 2018, 18:06

Adelina Tahiri shoqe me aktoren që u gjend e pajetë, e prekur shpreh ngushëllimet e saj

Ditën e sotme i gjithë opinion publik u trondit pasi u bë i ditur lajmi se ishte gjendur trupi i pajetë i aktores me origjinë shqiptare Adea Shabani, e cila në mënyrë të mistershme ishte zhdukur prej disa kohësh. Siç u bë e ditur dyshohet se ajo u vra nga i dashuri i saj Chris Spotz, i cili u vetëvra pasi e ndoqi policia.

Por edhe pse ende nuk është konfirmuar se nëse trupi i gjetur i përket Adeas, miqtë e saj tashmë e kanë konfirmuar ndarjen nga jeta të saj dhe shumë prej tyre kanë shprehur ngushëllimet.

Njëra prej tyre ka qenë edhe këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Tahiri, e cila nëpërmjet një postimi ka shprehur ngushëllimet për mikeshën e saj.

“Përherë në zemrat tona. Pusho në paqe”, – ka shkruar Adelina. Megjithatë ende pritet një konfirmim zyrtar nga ana e policisë.