Ditën e djeshme këngëtarja dhe moderatorja e njohur Rozana Radi u përball me një ngjarje aspak të këndshme pasi makina e saj ishte gërvishtur në mënyrë të qëllimshme nga një person i paidentifikuar.

Ajo ndau menjëherë me ndjekësit e saj disa video ku shihesh dëmi që ishte bërë në makinë dhe mbi të shkroi një serë akuzash për personin që e kishte bërë, duke treguar sesa i ligë mund të bëhesh një shqiptar.

Por ditën e sotme ajo ka njoftuar se e ka gjetur fajtorin e ngjarjes, ai ishte komshiu i saj dhe se atë do e zënë mallkimet e ndjekësve të saj dhe se mesi pret të përballet me të.

"Unë nuk mallkoj por aq shumë sms që kam marrë (të gjithë mallkojnë) komshiun që ma ka katandis makinën si mos më keq. Kam frikë se do ta zënë mallkimet përpara se ta zë policia. P.s me zor po pres ta shoh në fytyrë nëse ka një të tillë’", shkruan Rozana.



