Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Mars 2018, 17:05

Xheni e BB zbulon arsyet e ndarjes: Ishte faji im, ende mendoj për Benardin

Ajo ka qenë padyshim një nga banoret më të njohura në edicionin e kaluar të ‘Big Brother’ dhe mediat gjithmonë diskutojnë shumë për të.

Bëhet fjalë për Xhenin e cila së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ ku dhe ka rrëfyer diçka më shumë për planet dhe jetën e saj private.

Ish banorja zbuloi publikisht se tashmë jeton në Tiranë dhe se ka nisur dhe një punë të re.

“Unë tashmë jetoj në Tiranë. Jetoj vetëm. Kam nisur një punë të re, që nuk ka lidhje fare me televizionin. Qenka gjë e bukur të jetosh vetëm. Mund të besh çtë duash. Kam ftuar shoqe në shtëpi, ndërsa shokë ende. Kam shokë, por nuk më ka rastitur t'i ftoj. Party të çmendura nuk kemi bërë ende”, ka treguar ajo.

Ndërsa më vonë ajo është pyetur për rënien në peshë, ku ka treguar se në fakt nuk ka mbajtur asnjë dietë por u dobësua pas ndarjes me Benardin, ku dhe rrëfeu se shkaku i ndarjes ishte ajo.

“Kur u ndava nga Benardi pata shumë mërzitje. Nuk kisha aspak oreks dhe kështu nisa të dobësohesha. Kishte shumë gjëra në jetën time që nuk shkonin. Pas kësaj ngjarjeje unë ika në Itali. Me Benardin kishim mospërputhje karakteri. Kishte xhelozi nga të dyja palët. Probleme që nuk arritëm ti zgjidhnim. Unë jam tip që qesh shumë, ndërsa Benardi ishte shumë serioz. Kemi folur edhe pas ndarjes. Fajtore për ndarjen nga Benardi jam unë. E kam dashur shumë Benardin. Pavarësisht kësaj, shpesh më ndodh ta mendoj rikthimin me të”, ka rrëfyer ish banorja.