Elvana Gjata pati një periudhë shumë të suksesshme në karrierën e saj pas publikimit të albumit ‘3EP’ ku këngët e saj u kthyen menjëherë në hite.

Por mesa duket surprizat e Elvanës nuk mbarojnë me kaq, pasi ajo ditën sotme ka lajmëruar se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri, në të cilin nuk do të jetë vetëm, por me një nga reperat më të famshëm në Amerikë.

Ajo ka postuar në adresën e saj lajmin se bashkëpunimi i saj i radhës që do të publikohet në 6 prill, do të jetë me Ty Dolla $ing. Kënga e tyre do të quhet ‘Off Guard’ dhe pritet të jetë një sukses në tregun e huaj.




