Së fundmi është bërë publik lajmi se reperi i njohur Ledri Vula pas bashkëpunimi që pati me Ermal Fejzullahun ‘Fshatarja ime’ do të vijë shumë shpejt në një bashkëpunim me një nga reperat më të vjetër dhe më të njohur të repit shqiptar.

Bëhet fjalë për Unikatilin, i cili së fundmi ka lançuar edhe bashkëpunimin e tij me Milotin dhe Don Phenom ‘A pe sheh’, ai është i njohur ndryshe dhe si themeluesi i grupi të njohur TBA që shumë vite më parë u përfol për një konflikt dhe armiqësi të gjatë që kishte me grupin OTR që drejtohet nga Noizy.

Sipas ‘Prive’ Ledri dhe Unikatil janë duke bashkëpunuar që të sjellin së shpejti një këngë e cila pritet që të jetë një super hit. Mirëpo duke pasur parasysh se Noizy dhe Ledri tashmë janë bërë miq, nuk dihet se si mund ta presë reperi lajmin se miku i tij po bashkëpunon me armikun e tij të vjetër.




