Rreth një muaj më parë gjithë opinion publik u trondit nga aksidenti i rëndë automobilistik që i mori jetën një familje të tërë. Në këtë aksident tragjikë humbën jetën Edmond Preka 43-vjeç dhe tre fëmijët e tij të mitur, Noemi 10-vjeçe, Ajseli 5-vjeçe dhe Rajani 8-muajsh.

E vetmja e mbijetuar ishte nëna e tre fëmijëve, e cila mundi ti bëjë ballë plagëve të marra dhe vetëm një javë më pas mori vesh për humbjen tragjike të fëmijëve të saj.

Por pothuajse një muaj që pas aksidentit, Elvisa Preka, për herë të parë ka reaguar sot në një postim ku kunata e saj uron për ditëlindjen e vajzës së ndjerë Ajsel.

“Engjëlli i mamitë, Ajseli i shpirtit tim!”-ka shkruar Evis Preka për të bijën, ndërkohë që komentit të saj i përgjigjet një person tjetër që e ngushëllon për humbjen e rëndë.

“Faleminderit për ngushëllimet! Unë si nënë nuk kam fjalë me e shpreh se në shpirt jam e mbaruar. Ju luta zotit shumë për ato fëmijë, por zoti nuk më dëgjoi. Ato të tre yje janë jeta ime përgjithmonë. Dikur Zoti mi dhuroi mua ato, ndërsa tani ai mi mori prapë për t’u kujdesur atje lart për to.”-ka shkruar Preka në komentin e ndjerë. Burimi: Gazeta Shqiptare



